Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë deklaroi se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e vendit.

Kurti foli edhe për arrestimet e fundit të personave të dyshuar për spiunazh, Bojan Jevtiq dhe Igor Popoviq.

“Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë, mirëpo institucionet e sigurisë së inteligjencës në vendin tonë janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjëse, me dëshmi. Sikurse rasti i fundit, i togerit në Policinë e Kosovës, i arrestuar më 17 korrik, dhe Igor Popoviq”, tha Kurti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb