Në mungesë kuorumi ka dështuar të enjten seanca e jashtëzakonshme plenare me pikën e vetme të rendit të ditës, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit me votë direkt nga populli.
Për shkak se çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet, në seancë nuk ishin të pranishëm asnjë nga 9 deputetët e Listës Serbe.
Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet në orën 22:00.
