Ambasadorët britanikë dhe gjermanë në Kosovë,  Jonathan Hargreaves dhe Jorn Rohde kanë reaguar pas ngërçit të krijuar sot në kuvendin e Kosovës ku partitë politike nuk kanë gjetur konsensus për konsituimin e kuvendit.

Ambasadori Britanik
Ambasadori Britanik

Ambasadori britanik   Jonathan Hargreaves tha se Kosovës i duhet kuvend dhe qeveri funksionale.

“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka ka thënë se më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka mbetur i bllokuar si rezultat “i taktikave bllokuese”.

Ambasadori Gjerman
Ambasadori Gjerman

Diplomati gjerman ka thënë se qytetarët meritojnë politikanë që prioritizojnë Kosovën mbi politikat e partisë.

“Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka përfunduar Rohde.

Sot vazhdoi seanca konstituive që u ndërpre të hënën, por kryetari Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike dhe pas konsultimit, ai tha se nuk ka konsensus se si të vazhdohet tutje.

Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë më 19 prill në orën 12:00.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb