Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të premten në Dragash. Dhëndri dyshohet se ka plagosur ish-vjehrrin e tij, tha Policia e Kosovës në një njoftim për media.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën, me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K.Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës. Viktimës i është afruar ndihma mjekësore në QKMF Dragash dhe më ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb