Kosova ishte afër kualifikimit në Botëror, me dardanët që u mposhtën në finalen e Play Off nga Turqia me shifrat 1-0. Pavarësisht rezultatit dhe mos arritjes së objektivit, gazetari i News 24, Igli Çutra vlerësoi Kosovën, në intervistën e dhënë për “News 24 Fundjavë”.

“Duhet të mbajmë kokën lart, ishim dëshmitarë të një paraqitje më shumë se dinjitoze. Përballë kishin një kundërshtar shumë të fortë, që vinte nga një fushatë kualifikuese shumë e mirë. Turqia ka elementë shumë cilësorë, ishte një ndeshje me koeficient të lartë vështirësie.

Kosova luajti mirë, nuk i hyri asnjë aventure, kujtojmë traversën e Asllanit. E gjithë fushata kualifikuese e Kosovës është për notën 10. Nuk mund ta ngarkojmë me shumë përgjegjësi një ekip kaq të ri”- tha ai.


 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb