Nëntë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga “Lista Srpska” e kanë bojkotuar punën në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Këta deputetë serbë s’kanë marrë pjesë në seancë pas shkarkimit të Aleksander Jabllanoviç nga pozita e Ministrit për Kthim dhe Komunitete.

Në Kuvend, sipas Express, s’kanë marrë pjesë as anëtarët e kabinetit qeveritar nga pakicat serbe. Aty s’është parë as Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç.

“Lista Srpska” ka paralajmëruar se brenda dy ditësh prej vendimit të Kryeministrit për shkarkimin e Jabllanoviçit do të dalin me vendim lidhur me hapat që do të marrin në raport me pozitën e tyre në institucione.

Veç kësaj, zyrtarët e “Listës Srpska” kanë thënë se do të konsultohen edhe me Qeverinë e Serbisë lidhur me veprimet e mëtejshme të tyre.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: