KOSOVË- Deputeti i LDK-së në legjislaturën që sapo ka përfunduar, Agim Kikaj ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët, kurse mediat në Kosovë raportojnë se Kikaj ka pësuar infarkt në zemër.
Kikaj ka lindur më 10 shkurt 1963, dhe kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, organit më të lartë të kësaj partie.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: