Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në fshatin Fushticë të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri në fshatin Fushticë të Drenasit.

‘I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb