PRISHTINE- Grupi “Rugovasit” merr përgjegjësinë për sulmin me bombë në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.
Një email ‘[email protected]’, ka arritur në adresën e lajmi.net, ku thuhet se marrin përgjegjësinë për sulmin me bombë ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.
Në këtë letër thuhet se ky sulm ishte veç paralajmërim dhë nëse Shala nuk jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të RTK-së, jeta e tij do të jetë në rrezik.
Po ashtu, “Rugovasit” i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i marrë “seriozisht para se të ketë viktima”.
Ata morën përgjegjësinë edhe për sulmin në objektin e RTK-së.
Letra e plotë:
“Sulmi ndaj Mentor Shals ishte vec paralajmerim. Nese ai njeri nuk jep meniher dorheqje pej RTKs, jeta e tina esht ne rrezik.
Aj njeri e ka ba rtkne televizion qe ia man anen veq qeverise.
Ai nuk po e qet opoziten veq pse po flet kundra demarkacjonit. Sidomos Vetvendosjen ku ia ka ndalu edhe ivtervisten qe ka pas me majt.
I bejm thirrje qeverise me na marr seriozisht dhe mos me e ba demarkacionin, para se me pas viktima”.
(ma.ar/BalkanWeb)
