Një i mitur është raportuar i zhdukur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 04:00 një qytetar ka raportuar se djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e personit të zhdukur, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Policia ka konfirmuar se hetimet janë duke vazhduar intensivisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb