TIRANË – Dështon seanca e parë ndaj Kostandin Xhuvanit në Gjykatën e Rrethit Tiranë, pasi as i pandehuri dhe as avokati Ardian Leka, nuk janë paraqitur në seancë. Xhuvani i ka dërguar një shënim, trupës gjyqësore, në të cilën shprehet se nuk do të paraqitet.
Seanca e radhës ndaj tij për gjykim në themel është vendosur të mbahet më 23 dhjetor. Ai mbahet në dhomat e paraburgimit të burgut të Fushë Krujës.
Kostandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave në lokalin “Ante Grand” në Tiranë në 4 nëntor dhe për armëmbajtje pa leje. Viktimat e masakrës ishin: Edison Jaho, Enea Xhaj, Arbër Demiraj dhe një shtetas italian, Giampaolo Azzolo.
Me akuzat e ngritura ndaj tij, Xhuvani rrezikon 20 vjet dënim ose burgim të përjetshëm.
DOSJA E PROKURORISE PER TE ARRESTUARIT PAS VRASJES
Kostandin Xhuvani i datelindjes 1989, lindur me banues në Tiranë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/4 te Kodit Penal.
Erald Sida, i datelindjes 1990 lindur dhe banues ne Tirane, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallzimi i Krimit” dhe “Prostitucioni” parashikuar nga nenet 300/1 dhe 113/3 te Kodit Penal
Nga aktet e procedimit penal nr.8078, rezulton se, me date 04.11.2014 rreth ores 04.20 eshte njoftuar Salla Operative e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane se ne vendin e quajtur Rruga e Elbasanit ne lokal “Ante Grand” ka ndodhur nje konflikt i armatosur. Pas ketij momenti autopatrulla e Komisariatit te Policise nr.1 , e cila ka qene ne afersi ka shkuar ne afersi te lokalit ku ne rrugen kryesore ka konstatuar nje automjet Mercedes ML me targa TR0250N ne te cilin po hipnin disa persona. Nga ana e autopatrulles eshte bere bllokimi i mjetit tip Benz ML dhe ne kete moment nje person i veshur me kostum tuta gri ka dale nga automjeti dhe eshte larguar me vrap duke mbajtur nje pistolete ne dore. Ky person eshte ndjekur nga punonjesi i policise, i cili pas rreth 50 metrash e ka neutralizuar personin e veshur me tuta gri. Pas shoqerimit ne polici dhe verifikimit te identitetit ka rezultuar se ky person eshte shtetasi Kostandin Gjergj Xhuvani i datelindjes 24.06.1989.
Nga kqyrja e vendit te ngjarjes ka rezultuar se : Vendi i ngjarjes eshte Bar “Ante Grand” ne rrugën e Elbasanit përballë Fakultetit te Gjuheve te Huaja. Vendi i ngjarjes eshte konkretisht lokali i sipercituar i cili eshte nje bodrum i pershtatur si lokal nate. Per te hyre ne lokal jane shkallet zbritese. Ne ambientin e brendshem përballë shkalleve jane gjetur te shtrire me shpine ngjitur njera tjetres kufomat e dy shtetasve dhe konkretisht te Edison Jahaj dhe Enea Xhaj. Prane kufomave eshte gjetur nje armë zjarri pistolete model 54 me nje fishek ne fole dhe gjashte fisheke me kreher te kalibrit 7.62mm. Gjithashtu ne ambientin e brendshem te lokalit jane gjetur te shperndara ne forme te ç’rregullt gjashte gezhoja dhe predha te demtuara. Nga kqyrja e ketij ambjenit jane gjetur fiksuar dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale disa gota qelqi, shishe birre, paketa cigaresh, bishta cigaresh te cilat mendohet se jane konsumuar nga personat e dyshuar dhe viktimat. Ne ambientet e jashtme te ketij lokali dhe konkretisht ne anen veriore te rruges se Elbasanit përballë hyrjes se lokali eshte gjetur nje automjet me targa TR0250N me dyer te hapura ku ne ndenjesen e pasme eshte gjetur i pajete trupi i shtetasit Arber Demiraj. Po keshtu, ne distance 52 metra nga hyrja e lokalit ne oborrin e Fakultetit Ekonomik, eshte gjetur e hedhur ne toke nje armë zjarri pistolete model 54 me numra te fshire ne menyre mekanike me kreher te vendosur dhe pa fisheke. Vendi ku eshte gjetur pistolete korrespondon me vendin ku eshte bere neutralizimi i shtetasit Kostandin Xhuvani.
Nga aktet hetimore ka rezultuar se mes Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj kanë shkuar në lokal ku janë ulur në tavolinën e fundit të tij, e cila rezulton se ishte pranë një koltuku në të cilin ishin ulur shtetasit Edison Jaho e Enea Xhaj. Mes shtetasve Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj dhe shtetasve Edison Jaho e Enea Xhaj ka patur një konflikt. Gjatë këtij konflikti shtetasit Kostandin Xhuvani e Arber Demiraj kanë patur edhe armë zjarri me vete. Pas ndërhyrjes së shtetasit Anton Binaku, roje sigurie në lokal shtetasit e sipërcituar kanë dalë nga lokali dhe janë futur menjëherë në lokal me pistoleta në duar. Nga dëshmitë e shtetasve ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjari ka qënë shtetasi Kostandin Xhuvani dhe si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arber Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij dhe më pas në spital edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola.
Sipas aktit të ekspertimit kimik gjurmëkopjuesish datë 05.11.2014 ka rezultuar se;
Në natribanët objekt ekspertimi marrë shtetasve, Erald Sida, Alban Bllacaj, Arben Shuaipi, Admir Hyseni, Anton Binaku dhe Andrea Omiro, nuk u evidentuar prania e nitriteve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.
Në naterbanin e dorës së djathtë, objekt ekspertimi, marrë shtetasit Kostandin Xhuvani u evidentuar prania e nitriteve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.
Sipas aktit të ekspertimit tekniko balistik datë 05.11.2014 ka rezultuar se;
Gjashtë gëzhojat objekt ekspertimit i përkasin pjesëve të fishekëve luftarakë të përdorura nga fishekët standartë luftarake të model 54 me kaliber 7.62.
Në sipërfaqen e jashtme të gëzhojave objetkt ekspertimi u evidentuan gjurmë të lëna nga pjesë dhe mekanizma të armës që i ka qitur ato.
Katër predhat objekt ekspertimi përkasin pjesëve të fishekëve luftarakë të modelit 54 kalibër 7.62
Në sipërfaqen e jashtme të këmishuar të katër predhave dhe një këmishë predhe objekt eksperttimi u evidentuarn gjurmë vjaskash të lëna nga vjaskat e tytës ë armës që i ka qitur ato..
Arma objekt ekspertimi është e fabrikuar pistoletë tip TT model 54 kalibër 7.62 me numër trup 14053073. Ajo paraqitet në gjendje të rregullt teknike dhe është e përshtatshme për qitje.
Arma objekt ekspertimi është e fabrikuar pistoletë tip TT model 54 kalibër 7.62 me numra të fshirë në trup dhe në djepin luajtës. Ajo paraqitet në gjendje të rregullt teknike dhe është e përshtatshme për qitje.
Në të dy armët objekt ekspertimi u evidentua prania e faktorëve plotësues të qitjes.
6 gëzhojat objekt ekspertimi janë qitur nga arma e zjarrit tip TT model 54 kalibër 7.62 me numra të fshirë në trup dhe në djepin luajtës.
Pra qitjet me të cilat është realizuar vrasja e katër shtetasve janë kryer nga arma e zjarrit, e cila i është sekuestruar shtetasit Kostandin Xhuvani.
(ar.sh/BalkanWeb)
