Nga Agron Gjekmarkaj
Kronika rendit ngjarjet e rëndësishme pas ikjes së Ditmarit!
Qekur Ditmari filloi punë si lektor e bahçevan për të rrumbullakosur rrogën në Harvard të Amerikes së larget ketu ndodhen një sërë gjerash.
Nikua me molleza pak të skuqura u bë bimbash i Kuvendit.
Unë vetë falë vullnetit të Doktorit u bëra zëvendës Nikoqir!
Bledion Nallbati që dikur motit i rehatonte shikimet mbi auren e hajthme të Mamices është murretyer, është bërë meit!
Nuk përmbahet!
Një hije si vrugu mbi rrush i ka rënë mbi fytyrë.
Do ta zboj tha jezitin, nga aty që i plaçin sytë i plaçin, mocion mocion rënkoi!
Qetësohu vëlla i thamë, Mamica rri me Rubion tani dhe e keshillon qe edhe ai të lexojë “Kurbanin” e të lartonet kulturalisht, nuk na e ka më ngënë neve të provinces! Vanë ato kohera të ëmbla mjaltë!
Komisionin per zgjedhjen e Nikos e kryesonte vetë Dilua.
Ai për atë dite kishte zgjedhur kostumin e mirë të teritalit dhe ndihej i vlerësuar. I përqendruar tek misioni nuk shihte rob në sy.
Tezja qau me krusma për ikjen e Ditmarit, me ndjeshmerinë dhe butesinë që e karakterizon, rrekeja nuk pat të ndalur.
Nuk i kishte lot gezimi se u bë vezire per arsim ngaqe ajo e di se çe pret po brëngë e mall per shokun e betejave e te bisedave sekrete.
Para se ti hypte balones ai la ca lek per çilimiqerit e shokeve të mazhorances që mos tu thahej goja për një akullore se helbete janë robetuar per kete popull e nuk kanë asnjë kacille ne xhep!
Secili prej tyre ngjan me Luigj Gurakuqin në idealizmë se mos e kanë mendjen per tendera e gjëra kesodore!
Ditmari per rruges mori dhjetë fjalimet historike të Tonit per ti konspektuar që ti kishte hazer per studentet e atjeshem. Retorikë e lartë, po e po, stili stil e emfaza emfazë!
Premtoi që si literaturë shtesë do u rekomandojë atyre vepren e Pirro Dëngut, botimet e Fortbes Mumjellarit dhe kumtesat e Sypetrit Malajt qe kjo Botë virane të veje mbroth!
Për çështje financash se po shkojnë perdreq e Jankitë po trazohen natyrisht mund të ftojë Ibrahimnë bashkë me merhumnë e Cerrikut per të shartuar dardhe me ftua e shegë me portokall.
Dilemë e pat nëse i mbet hatri Anilës se ajo di të imitojë blegerimat e mbase i hyn në punë!
Edhe Gonxhja mendoi është si antibiotik kunder injorances me kulturen e gjërë dhe artikulimin e thelle ndaj po e pashe pisk do e ftoj tu ndrijë udhën amanetëqarve të Harvardit i regetiu mendimii cili ju pre ne mes nga një turbolencë!
Qeveria e re e Babos e kryesuar nga Bela kaloi pa debat e diskutime se helbete per t’i mbrojtur nderin “Dielles” iken qerratenjet nga sytë këmbet! Babua fsheh një sakelldi.
Bela dukej e gezuar por e permbajtur! Shikonte me qashtersi Gaz Bardhin e lutej fale Zot se nuk di çfarë bën ai lanet!
Kronika ka vënë kujen per Etilden. Toni në minuten e fundit i zuri vendin i pahajri.
Dert i madh, kthejmë kohen ç’te shohesh ca zdeper e trukokallë të panjohur në vend të saj pa pikë melankolie!
Po Mimi di Puccini ku do jetë duke psheretirë, mbi cilen urë e ka ndalur hapin? Pandi thonë që ështe parë nga urë e Qabesë! Nuk degjoi keshillat e Bores i ngrati!
Klosi me Damon mbenë përsëri me gisht në gojë duke ferkuar durimin.
Tao ka vënë rishtaz një gushë bubulake dhe ka marrë pamjen e njeriut të menduar me një barrë mend evlati! I është rikthyer qetesia qafirit! Deputetet e rinj e shohin si Atë dhe ai i darovit si evleter më bëma e ekperiencë jetë!
Ulsia duket si një intelektual i pavarur i cili mejton per këtë politikë jallane tek sheh se si Fate labi do ti kafshojë komisionin!
Ndersa Ogi duket si një sorkalle e përhumbur mes rropullive të fushatës që e pret!
Në Kryesinë Kuvendit slengu i fshatrave të Korçes ndihet neper korridore si gjuhe perendie, ardhi, urovi, shkovi, gezovi, qevi, ndihet kudo!
Ikja e Kostaqit ngjante me shembjen e idhujve! E deboi Nikua themeluesin e PS, Kostaq harvardistin e vertete po e mori Mamica dhe po e mban si djalë deshiri plot kos me mjaltë, petulla e luleshtrylle avenyve të New Jork-ut!
Nejse ditën qe mblodhi plaçkat një re e zeze kishte rëne mbi siluetat e administrates! Kostaqi shkonte ti pajtonte e ngushellonte por qante edhe vete nga pak teksa kori i grave mallkonte “Nikoqir të rëntë pika pa Kostaqnë e zezë është dita”! Kostaqi ne të dalë nxorri gjuhen një pash, pellemben mbi hundë dhe iku u bë erë! Tani koke e tij si djall shfaqet pas kaçurrelave të Mamicës në OKB!
Ndërkohë Ervin Salianji si klerik i lartë i virtytit ku gjen njerëz duke u zënë i pajton, ku sheh ndonje portë të mbyllur e hap, ku ka plagë ve dorën si melhem i uruari!
