*Kotzias i përgjigjet pyetjes së Idrizit “a jemi miq”
*Bushati: Lexime të ndryshme për Çamet, s’kemi pretendime territoriale
*Politikë bllokuese ndaj Shqipërisë? Kotzias: Kurrë! E duam Shqipërinë në BE
TIRANE– Ministri i Jashtëm i GreqiseNikos Kotzias u prit sot ne Tirane nga homologu Ditmir Bushati. Cështja Çame, kufiri detar, integrimi i Shqipërisë, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri ishin disa nga cështjet kryesore që palët bënë të ditur në konferencën e përbashkët për shtyp se diskutuan mes tyre.
Sipas Bushatit, Shqipëria e Greqia si dy vende fqinje duhet të gjejnë zgjidhje për problemet që janë ende në tryezë.
“Është hera e disatë që ne takohemi në Tiranë, Athinë, Selanik, apo Bruksel, si dhe forume ndërkombëtare ku vendet tona janë anëtare. Prej një viti po punojmë se bashku për të adresuar dia nga çështjet që nuk kanë gjetur ende trajtim. Sa i takon çështjeve që e kanë origjinën të LDB, si dhe çështje që kanë interes për qytetarët tanë. Çështje me interes është edhe e ardhmja e përbashkët europiane. Ne kemi këmbyer disa ide apo një përpjekje për të shkuar drejt një platforme të përbashkët për të zgjidhur çështjet dypalëshe që janë ende në tryezë. Synohet krijimi i një platforme të përbashkët, sot kemi rënë dakord për një mekanizëm të përbashkët për mënyrën sesi do t’i adresojmë këtë çështje. Ky mekanizëm do të mblidhet në mënyrë periodike, do të jetë intensiv për të gjitha çështjet, për një paketë apo platformë të përbashkët. Nuk mjafton vetëm listimi i çështjeve, pasi ato dihen. Gjithë energjitë tona janë fokusuar tek mënyra si do të gjejmë zgjidhje për këtë çështje.
Ka pika të përbashkët në propozimet tona, dhe ka një potencial të madh për të adresuar këto çështje. Po kështu ka vullnet të përbashkët nga qeveritë respektive për të ecur përpara. Ne kemi rënë dakord edhe për një hartë rruge, pasi ka një gamë çështjesh t3ë natyrave të ndryshme. Duhet të dakordësohet në niveleve të ndryshme në mënyrë që të fillojnë edhe produktet e para pozitive edhe në këtë drejtim.
Vlerësoj punën e ekipeve respektive që na kanë ndihmuar për të arritur deri në këtë moment. Nuk ka qenë e lehtë, pasi marrëdhënia jonë është mijëravjeçare, është komplekse, por e përsëris se ka një vullnet të mirë nga të dyja palët për të gjetur zgjidhja për të gjitha çështjet. Jemi fqinj dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç kësaj”, tha ministri Bushati.
Gjatë fjalës së tij ministri i Jashtëm grek, Kotzias theksoi se zgjidhja e problemeve të së shkuarës është filozofia e qeverisë greke. Ai pohoi se zgjidhja ideale do ishte që të bëhej në mënyrë evropiane.
“Falenderoj mikun tim Ditmirin. Dhe ministrinë e jashtme të Shqipërisë për mikpritjen por dhe për dispozitën që diskutojmë dhe përballojmë problemet. Fakeqësisht në epokën tonë, nuk ka problem të kërkosh zgjidhej për problemet. Për dikë që kërkon zgjidhje është vet problem. Unë them ti zgjidhim problemet, se duhet ti zgjidhim këto probleme ekzistuese dhe të merrem i me projekte të mëdha të së ardhmes. kemi detyrime të mëdha për popullin tonë por dhe rajoni që të ketë siguri. Duhet të bëjmë rrjete të më dha, të zhvillojmë bashkëpunimin tonë në çështje të mëdha, arsim, ekonomi. Këto zgjidhje, nga këto çështje që eksitojnë do të jenë të nevojshme të promovojmë në mënyrë kreative, dialog, konsensus e më një mënyrë evropiane. Njerëzit që mendojnë se problemet nuk janë për tu zgjidhur, mendojnë se rruga evropiane është pa Evropë.”, tha Kotzias.
Nga ana tjetër diplomati grek ftoi homologun e tij Bushati që të jetë pjesë e takimit mes 4 vendeve që do të mbahet më tetor në Selanik, ndërsa theksoi se do të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Rruga europianë ka nevojë për mirëkuptimin europian. Propozimi që bëri Ditmir për një hartë rrugore është një proopizm i mbështetur nga BE. Ne duhet ta ngremë këtë përgjegjësi ndërkombëtare dhe duhet të mbarojmë me problemet që mbartim nga e shkuara, dhe të kontribuojmë në ecurinë evropiane. Unë kisha gëzimin dhe kënaqësi që të pranoj ministri Ditmir ftesën time, në tetor në Selanik që të takohemi katër vende, dhe në shtator të takohemi 6 vende diku. Të bashkëpunojmë në mënyrë periodike, dhe falënderoj Ditmirin në horizontet e hapura që ka dhe në bazë të dialogut demokratik.”, theksoi ministri i Jashtëm grek.
KOTZIAS: TË KEMI KUJDES KUR FLASIM PËR ÇAMËT
Duke u ndalur tek çështja çame, ministri i Jashtëm grek tha se duhet t tregohet kujdes.
“Ka një grup të madh çamësh që jetojnë në Shqipëri, dhe uroj që ky grup të ketë perspektivë dhe përfitime nga integrimi në BE. Por janë disa çamë, kristianë të myslimanizuar, të cilët sot janë shtetas grekë. Janë edhe disa çamë që bashkëpunuar me pushtuesin gjerman, dhe bënë zhvatjen e popullsisë tjetër që jetonte në Epir, dhe u gjykuan në bazë të ligjit grek. Në ndryshime me njerëz të tjerë që jepnin llogari u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Mendoj se duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, se nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptare dhe as Shqipërinë”, tha Kotzias.
BUSHATI: KEMI LEXIME TË NDRYSHME PËR ÇËSHTJEN ÇAME
Ministri Bushati theksoi se Greqia dhe Shqipëria kanë lexime të ndryshme sa i takon çështjes çame. Por nga ana tjetër ai siguroi palën greke se Shqipëria nuk ka asnjë pretendime për territor.
“Besoj se isha i qartë kur fola për kompleksitetin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe listën që i kam bërë në të shkuarën në tre shporta. besoj se gjithashtu, respektojmë pikëpamjet të ndryshme që kemi së bashku me ministrin grek për disa prej këtyre çështjeve. Nuk ka diskutim për sa na përket ne; çështja çame është pjesë e shportës që e ka origjinën në Luftën e Dytë Botërore. Kemi lexime të ndryshme për këtë çështje dhe çështje të tjera. Besoj se tone të reja do vendosin një drejtësi të munguar. besoj se është momenti më i mirë që të jem i qartë, se nuk bëhet fjalë për pretendime territorial, Shqipëria është një vend që ka firmosur aktin final të Helsinkit”, tha ministri Bushati.
KOTZIAS I PËRGJIGJET PYETJES SË IDRIZIT “A JEMI MIQ”, JA KOMENTI PËR LIGJIN E LUFTËS
Ministri i Jashtëm grek i është përgjigjur pyetjes së Shpëtim Idrizit dhe shoqatës “Çamëria”, për pyetjen “A jemi apo jo vend mik”. Gjatë konferencës për shtyp, Kotzias tha se me integrimin e Shqipërisë në NATO dhe BE, dy vendet tona janë mike dhe partnere.
Duke u ndalur tek ligji i luftës, Kotzias përmendi deklaratën e vitit 1987, dhe marrëveshjen e miqësisë të vitit 1996.
Ndërkaq, ai theksoi se me bisedimet mes dy vendeve do të gjendet zgjidhje e plotë për këtë çështje.
“Greqia beson se me deklaratën e 1987, ne nuk jemi në luftë. Marrëveshja e miqësisë në ’96 mes dy vendeve miqësore është e vërtetë. Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe perspektiva e saj në BE në bën jo vetëm miq, por edhe partnerë. Nëse jemi apo jo në gjendje lufte do të jetë një nga çështjet që do diskutohet, dhe do të gjejmë zgjidhje të dy palët për këtë çështje.
BUSHATI: PËR LIGJIN E LUFTËS TË MARRIM SHEMBULL NGA PRAKTIKAT EUROPIANE
“Është rasti të marrim shembull nga praktikat më të fundit për shembull ato gjermano-franceze. Jemi në këtë lloj diskutimi, ku parimi i fqinjësisë së mirë, respekti për respektimit territorial, është më lart se çdo gjë tjetër”, tha ministri Bushati.
CËSHTJA E DETIT
Ministri Bushati dha qëndrimin e tij mbi çështjen e detit duke pranuar se me ligjin e vjetër, pala shqiptare bëri gabime. Por, ai theksoi se zgjidhja e kësaj çështje do të jepet me frymë evropiane.
“Çështja e detit, edhe këtu faktet janë të qarta, qoftë sa i përket procesit të negocimit por dhe vendimarrjes së gjykatës kushtetuese
për gabimet që kemi bërë në këtë proces. Nuk kam në mend të bëj politikë për këtë cështje, por mund të them që jemi të vendosur për të ecur përpara me palën greke për një zgjidhje të bazuar në frymën europiane, është në interesin strategjik për të gjetur zgjidhje në këtë cështje, me Italinë kur ekzistonte na u desh 7 vjet për të gjetur gjuhën e përbashkët”.
Kotzias: Marrëveshjet ndërkombëtare mbështeten në të drejtën ndërkombëtare dhe kërkojnë zgjidhje ndërkombëtare. Faleminderit!
POLITIKË BLLOKUESE NDAJ SHQIPËRISË? KOTZIAS: KURRË! E DUAM SHQIPËRINË NË BE
Pyetjes së një gazetari grek, nëse Greqia do të ndërmarrë politikë bllokuese për Shqipërinë nëse nuk zgjidh cështjet e kërkuara nga pala greke, Bushati dhe Kotzias ishin unison lidhur me këtë pretendim të gazetarit.
Bushati: “Nuk e kam lexuar ashtu për shumë arsye ardhjen e Kotzias, por dhe për faktin se nuk besoj se është në dëshirën, vullnetin e tagrin të Greqisë për të aplikuar politikë bllokuese të Greqisë. Por nuk është në interes të shqiptarëve për të pasur marrëdhënie të tendosura, apo marrëdhënie që përcaktohen nga emocionet dhe jo racionaliteti me Greqinë. Marrëdhëniet me Greqinë janë strategjike dhe janë marrëdhënie me potencial të lartë që ne duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Një tregues i qartë, se shteti fqinj respekton vendimin e gjykatave dhe ku më evidente se kjo cështje nuk duket tjetër se respektimi i pozicionit të Shqipërisë nga Greqia”.
Kotzias: Unë falënderoj kolegun tim Ditmirin, se sqaroi me mënyrën e tij se, unë nuk kam bërë fare deklarata të tilla dhe me interpretime të mira qofshin ato. Unë e vetmja deklaratë që kam bërë për Shqipërinë, është se e duam në BE, do e ndihmojmë me aq sa kemi mundësi dhe aq sa ka dëshirë ajo dhe asgjë tjetër. Si gazetar ta them në mënyrë akademike ta dish, është tjetër gjë deklarata e ministrisë së Jashtme dhe tjetër gjë e ministrit dhe tjetër gjë e qarqeve të huaja. Ka shumë mundësi të keni marrë parasysh këtë të fundit.
(el.sp/ed.me/d.b/BalkanWeb)
