Kourtney Kardashian i është përgjigjur thashethemeve të fundit se djali i saj 15-vjeçar, Mason, është bërë baba. Personazhi i njohur televiziv shpresonte që raportimet e rreme do të ndaleshin me kalimin e kohës, por kur e pa që kjo nuk po ndodhte,vendosi të shprehej për këtë çështje.
Me një postim në llogarinë personale në Instagram, Kourtney Kardashian ka mohuar atë që po shkruhej për djalin e saj. Më konkretisht, ajo tha: “Unë rrallë komentoj thashethemet apo teoritë e konspiracionit që përfshijnë mua dhe familjen time, por këtë herë bëhet fjalë për fëmijën tim dhe e ndjej se është gabim të lejoj që dikush të besojë, qoftë edhe për një sekondë, se këto gënjeshtra janë të vërteta, sepse nuk janë ” . “Mason nuk ka fëmijë”, sqaroi ajo dhe shtoi: “Ato që thuhen janë të rreme.”

Ylli i realitetit “The Kardashians” më pas u kërkoi ndjekësve të saj që të respektojnë privatësinë e djalit të saj dhe të ndalojnë përhapjen e historive të rreme. “Djali im me të vërtetë e vlerëson privatësinë e tij dhe u kërkoj të gjitha mediave të jenë të respektueshme”.
Kourtney Kardashian Addresses Viral Rumors Son Mason, 15, Has a Baby in Rare Statement https://t.co/EK1W8Sqez8
— People (@people) March 2, 2025
Thashethemet se Mason lindi fshehurazi një fëmijë filluan me komentet nga një llogari private në Instagram, që dyshohet se kishte lidhje me adoleshentin. Ata shpejt u bënë virale edhe në TikTok. Në fakt, fotot e përpunuara të postuara fillimisht në Reddit e shfaqnin Mason si babanë e një vajze njëvjeçare. Edhe pse disa e besuan historinë e rreme, shumë mbetën të kujdesshëm, pasi thashethemet dukeshin të rreme.
Kourtney Kardashian ka Mason 15-vjeçar, Penelope 12-vjeçare dhe Rain-in 10-vjeçar me Scott Disick, me të cilin ishte në një lidhje nga viti 2007 deri në 2015. Në vitin 2023, ajo mirëpriti djalin e saj një-vjeçar, Rocky, me bashkëshortin e saj, Barker dhe Barkerma gjithashtu.
