Një ngjarje e çuditshme është regjistruar sot në Tiranë. Për disa momente në zonën e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane, është krijuar panik për banorët, ku një kovë është lënë në mes të rrugës.
Pasi u njoftua policia, kjo e fundit bëri edhe verifikimet e saj se çfarë kishte në kovë.
Ajo çka rezultoi gjatë kontrollit ishte befasuese për policinë, pasi brenda kovës kishte fasule.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:15, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me rrugën “Dervish Hima”, është konstatuar një kovë plastike e dyshimtë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Forcat Xheniere, të cilat kanë kryer kontrollin dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme
