Mateo Kovacic mund të largohet nga Chelsea pas pesë sezonesh, por e ardhmja e tij duket gjithmonë e lidhur me Anglinë. Kështu ka raportuar portali 90min, sipas të cilit për ish-mesfushorin e Interit kanë shfaqur interes Manchester United, Manchester City dhe Liverpool.

Të tre klubet e Premier League kanë bërë sondazhet e duhura për kroatin, duke pasur parasysh edhe kontratën që skadon në 2024 me Blutë. 28 vjeçari ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.

Në karrierën e tij mund të përmendim skuadra si Dinamo e Zagrebit, apo edhe Real Madrid. Se cila do të jetë e ardhmja e Mateos, na mbetet të presim e të shohim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb