Ish-presidenti Ilir Meta ka komentuar në “Open” në News24 mbi ndryshimet e sotme në qeveri.

Ilir Meta: Si mund të hiqet kryenegociatori në momentin kur nisin negociatat? Momentin për të cilin edhe u emërua, shkarkohet. Për të tjerat nuk kanë rëndësi. Ne nuk kemi ministra. Kemi kryeministër. Nuk shoh asnjë ndryshim. Është kozmetikë dhe lojëra oborri.

Arjon Sulo: Një javë pas negociatash dhe pas ceremonisë së presidentit ndryshon qeverinë, për Ahmetaj tha mbaroi tërmeti dhe nis integrimi. Por Ahmetaj ishte edhe tek pandemia që vijon ende. Bëhen ndryshime në qeveri dhe opozita nuk reagon. Çmimet në stratosferë, varfëria gjithashtu, vota manipulohet. Populli pse nuk del në rrugë? Jeni ju që nuk e nxirrni?

Ilir Meta: Sot kam marrë disa angazhime opozitare, deri dje kam qenë president. Janë çështje që do të jemi në bisedimet e konferenca shtypi çdo ditë. Nuk mund të më kërkoni mua sot përgjegjësi për qendrimin e opozitës.

Erl Murati: Një nga difektet e opozitës është një anemi në shpërfaqen e ideve, premtimeve dhe alternativave. Mendoj që opozita krahas ligjërimit publik denoncues, që është një problem edhe tek gjuha e Berishës. Besoj që gjuha juaj dhe e Berishës garanton që pas jush të vijnë militantët dhe anëtarësia. Por duhet parë elektorati gri. Deri tani opozita e ka të vërshtirë të shkojë me këtë gjuhë tek ky grupi.

Ilir Meta: Zgjedhjet janë aq të ashpra dhe çdo zbutje e vjedhjeve që po bëhen ka rrezikun të krijojnë perceptimin se jemi palë. Shqiptarët kanë të qartë se kushdo e qeveris 100 herë më mirë se Rama këtë vend.

Opozita ka nevojë të ketë karakter e të mos bëjë lojë dyfishe dhe do të fitojë. Rama do një gjuhë të qartë të vërtetë e nëse bën krime të tilla nuk mund ti vëmë pudër. Inceneratorëve do u shkoj deri në fund dhe ai është koka e kësaj afere si në çdo punë tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb