Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

10-12 krahë pule
1/2 lugë piper i kuq
1/2 lugë turmerik
1/2 lugë kripë me selino
1/2 lugë tabasko
1 lugë e madhe mustardë
2 lugë lëng limoni
Kripë/Vaj ulliri
10 thelpinj hudhra
1 qepë në feta të holla
1 gotë bullgur
2 gota ujë
Një dorë domate qershi
Majdanoz

Përgatitja

Bëjmë bashkë erëzat bashkë me lëngun e limonit, mustardën dhe tabaskon dhe i trazojmë mirë. Shtojmë krahët e pulës dhe i lëmë të marinohen minimumi 1 orë. Më pas i kalojmë në një tigan me 4 lugë vaj ulliri dhe i skuqim nga të dyja anët.
I heqim nga tigani dhe shtojmë hudhrat si dhe qepën të skuqen deri sa qepa të zbutet e të bëhet e tejdukshme. Shtojmë bullgurin dhe 1 gotë uji. Shtojmë pak kripë dhe pasi ka avulluar uji shtojmë krahët e pulës si dhe gotën tjetër me ujë. Shtojmë dhe domatet dhe e vendosim në furrë të parangrohur me 220 gradë për 30 minuta.
E shërbejmë me majdanoz lart.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb