Dikur një udhëtim në Poloni dukej sikur do të duhet të shkoje në anën tjetër të botës, kjo si pasojë e rrugëtimi të gjatë për të mbërritur e për ta vizituar. Ndërsa sot mund të shkosh sa hap e mbyll sytë, falë linjës direkte Tiranë –Krakov e mundësuar nga WizzAIR, ku udhëtimi zgjat më pak 2 orë.

Ende mbizotëron ajri arkaik në periferi të Krakovës, i epokës komuniste që kaloi tre dekada më parë Polonia si pjesë e bllokut Lindor. Por tani ka një nuancë të ngrohtë, të këndshme, të rrethuar nga mirësia, entuziazmi i njerëzve dhe me të kaluarën e lavdishme të këtij qyteti që të bën për vete sapo fillon të ecësh në rrugicat e saj.

Krakova ka një popullsi rreth 800.000 banore dhe është një qytet i lirë, vibrant, kozmopolitan, studentor ( ku ¼ e popullsisë janë studentë) dhe më trashëgimi historike, muzeume, galeri, hapësira performuese ku mund të hash mirë, me çmime të ulëta, ku mund të kalosh një javë pa frikën se mund të mërzitesh. Krakova është një qytet shumë i sigurt, për më tepër miqësor, me njerëz të thjeshtë të ngrohtë dhe me një rini rrëzëllitëse. Qyteti sheh një rritje të turizmit vit pas viti, e me pa dyshim ka me çfarë të krenohet. Rrugët gumëzhijnë prej turistëve nga vende të ndryshme të Evropës si italianë, gjermanë, francezë, spanjollë, anglezë e deri tek shtetas aziatik si kinezë, japonezë apo nga çdo cep i botës.

Krakova nuk është Londra, Parisi apo Barcelona, madje as Bukureshti, por ka hijeshinë e një qyteti, mjaft të rregullt, me shumë restorante dhe tarraca, bulevard, sheshe të gjera sipas modelit italian, ku valëviten krenare me dhjetëra flamuj bardhë e kuq, ka parqe dhe lumin Vistula në mes, i cili vazhdon rrugëtimin e tij me qetësi, pa zhurmë. Historia e hershme e Krakovës fillon më dëshmitë e para nga një vendbanim i epokës së gurit. Një legjendë ia atribuon themelimin e Krakovit sundimtarit mitik Krakus, i cili e ndërtoi atë mbi një shpellë të pushtuar nga një dragua. Regjistrimi i parë i shkruar i emrit të qytetit daton në vitin 965, kur Krakov u përshkrua si një qendër e dukshme tregtare. Sundimtari i parë i njohur i Polonisë, Mieszko I, e përfshiu atë në zotërimet e dinastisë Piast nga fundi i mbretërimit të tij. Në 1038, Kraków u bë selia e qeverisë polake. Ndërtesa të ndryshme u ndërtuan, duke përfshirë Kalanë Mbretërore Wawel me Shën Feliksin dhe Adaukt Rotunda, kisha romane si Kisha e Shën Andreas, një katedrale dhe një bazilikë. Qyteti u plaçkit dhe u dogj gjatë pushtimit mongol të vitet 1241 dhe 1259.

Në 1335, Mbreti Casimir III i Madh (polonisht: Kazimierz) deklaroi se dy periferitë perëndimore ishin një qytet i ri i quajtur pikërisht Kazimierz. Qyteti u bë i njohur në 1364, kur Casimir themeloi Universitetin e Krakovës, universiteti i dytë më i vjetër në Evropën Qendrore pas Universitetit të Charles në Pragë.
Qyteti vazhdoi të rritet nën dinastinë Jagiellonian. Si kryeqyteti i Mbretërisë së Polonisë, qyteti tërhoqi shumë zejtarë nga jashtë, biznese dhe esnafe pasi shkenca dhe artet filluan të lulëzojnë.
Shekujt 15 dhe 16 njiheshin si Epoka e Artë për Krakovin e Poloninë në tërësi. Shumë vepra të artit dhe arkitekturës së Rilindjes Polake u krijuan, duke përfshirë sinagogat e lashta në lagjen hebraike të Krakovit që ndodhet në pjesën verilindore të Kazimierz.

Në 1596, Sigismund III i Shtëpisë së Vasës e zhvendosi kryeqytetin administrativ të Komonuelthit Polako-Lituanez nga Krakov në Varshavë. Qyteti u destabilizua nga plaçkitjet në vitet 1650 gjatë pushtimit suedez. Nga mesi i viteve 1790, Komonuelthi Polako-Lituanez ishte ndarë dy herë nga fqinjët e tij: Rusia, Perandoria Habsburge dhe Prusia dhe në 1802, gjermanishtja u bë gjuha zyrtare e qytetit.

Pas ndarjeve të Polonisë, Krakova u bë qytet-shtet dhe mbeti e vetmja pjesë e territorit sovran polak midis 1815 dhe 1846. Përqindja e popullsisë hebre në qytet gjithashtu u rrit në këtë kohë nga 20.8% në 30.4%. Në vitin 1846 qyteti i Lirë u aneksua në Perandorinë Austriake si Dukati i Madh i Krakovës. Sundimi austriak në Krakóë përfundoi në 1918. Pas shfaqjes së Republikës së Dytë Polake në 1918, Krakovi rifilloi rolin e saj si një qendër e madhe akademike dhe kulturore polake, me themelimin e universiteteve të reja, si Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë AGH dhe Akademia e Arteve të Bukura Jan Matejko, gjithashtu. Si disa shkolla të reja dhe thelbësore profesionale. Qyteti u bë një qendër e rëndësishme kulturore për hebrenjtë polakë, duke përfshirë grupet sioniste dhe budiste.

Pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania naziste në shtator 1939, qyteti i Krakovës u bë pjesë e Qeverisë së Përgjithshme, një rajon i veçantë administrativ i Rajhut të Tretë qyteti i Krakovës u bë kryeqyteti i administratës. Nazistët parashikuan ta kthenin Krakovën në një qytet plotësisht të gjermanizuar; pas largimit të të gjithë hebrenjve dhe polakëve, riemërimi i vendndodhjeve dhe rrugëve në gjuhën gjermane dhe sponsorizimi i propagandës që e portretizon qytetin si historikisht gjerman

Në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, rreth 56.000 hebrenj banonin në Krakóë. Përpara formimit të getove, që filloi në distriktin e Krakóë në dhjetor 1939, hebrenjtë u inkurajuan të largoheshin nga qyteti. Për ata që mbetën, autoritetet gjermane vendosën në mars 1941 të ndajnë një lagje të atëhershme periferike, rrethin Podgórze, për t’u bërë geto e Krakovës, ku shumë hebrenj vdiqën më pas nga sëmundja ose uria. Fillimisht, shumica e getove ishin të hapura dhe hebrenjve u lejohej të hynin dhe të dilnin lirshëm, por me rritjen e sigurisë, getot u mbyllën në përgjithësi. Nga vjeshta 1941, SS zhvilloi politikën e shfarosjes përmes punës, e cila përkeqësoi më tej kushtet tashmë të zymta për hebrenjtë. Më konkretisht, dëbimi masiv nga getoja e Krakovës ndodhi në javën e parë të qershorit 1942 dhe geto u likuidua përfundimisht në mars 1943.

Vetë Spielberg, regjisori i filmit “Lista e Schindlerit” i mbijetoi getos së Krakovit. Sipërmarrësi Oscar Schindler zgjodhi punonjësit nga geto për të punuar në fabrikën e tij të smaltit Deutsche Emailwarenfabrik, duke i shpëtuar ata nga kampet.
Pas luftës së dytë botërore, Polonia bëhet pjesë e kampit lindor komunist dhe ri gjeti demokracinë sërish në 1989, por më parë në 1978 Papa Gjon Pali II u bë papa i parë pas 450 vjetësh i cili nuk ishte Italian.
Por çfarë mund të vizitojmë në Krakov?
Pa dyshim që qyteti i vjetër si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO i rrethuar nga një kurorë e gjelbëruar është zemra dhe impulsi kryesor i atraksioneve në Krakovë.

Sheshi Kryesor i Krakovës

Sheshi
Sheshi

Sheshi kryesor është një mozaik arkitekturor. Në qendër të saj gjendet një godinë interesante me harqe ku mund te blini suvenirë, ndërsa në katin e sipërm gjendet muzeu e artit polak (Sukiennica)
Sheshi kryesor ka gjithashtu dy objekte besimi të rëndësishme për qytetin, si kisha e Shën Albertit dhe bazilika e Shën Marisë. Nëse kisha Shen Albertit është me vjetra në Krakov, nga ana tjetër Bazilika e Shën Mërisë është më madhështorja me një interrior impresionues të stilit gotik e rikonstruktuar vitet e fundit e bën gjithçka të jetë vezulluese dhe të fut në spirualitet të thellë.
Sheshi kryesor është vendi i organizimeve të ndryshme gjatë vitit dhe vend i performormancave të artisteve të rrugës duke krijuar atmosfere të këndshme.
Sheshi kryesor është një vend vibrues , vital dhe një vend qetësie për një kafe. Një vizitë në Krakov nuk do kishte kuptim pa shpenzuar disa kohë në këtë shesh.

Kështjella Wawel

Polonia
Polonia

Lajme443443

Kështjella është një kompleks hijerëndë me disa ndërtesa rojesh e mure rrethuese të larta, katedrale dhe pallatin mbretëror.
Pallati është ndërtuar sipas stilit rilindjes mesjetare në shekullin e 15 dhe i vizitueshëm në brendësi të saj.
Katedralja me kambanat e saj të mëdha që dëgjohen 11 km larg është një nga më të rëndësishmet në Poloni, pasi janë kryer kurorëzimet e mbretërve dhe mbretëreshave.

Mund të eksploroni duke vizituar muret e kullat mbrojtës, duke kapur pika dhe këndvështrime të ndryshme të qytetit pasi kështjella e dominon kudo.

Gjithashtu, kështjella ka disa muzeume si Pallati mbretëror, muzeu i armëve dhe kopshti mbretëror.

Universitetin Mesjetar i Jagiellonian

Universsiteti
Universsiteti

Unversiteti Jagiellonian është një nga universitet më të vjetra të Evropës Qendrore dhe nga më prestigjiozët në Evropë.
Universiteti përbëhet nga një kompleks ndërtesash dhe me muzeun e saj historik ku gjenden harta , libra dhe instrumente të ndryshme
Universiteti nuk është vetëm një vend akademik, por është një pik referimi e prestigji për të gjithë qytetin.
Në këtë Universitet kanë studiuar njerëz të shquar si Koperniku dhe Papa Gjon Pali II.

Bazilika e Shën Francis

Foto23323232

Bazilika është një kompleks me interior shumë të bukur, me vepra arti të veçanta dhe detaje interesante artitekurore.
Bazilika është e famshme për veçantinë e dritareve të saj të pikturuara nga artisti polak Stanislav Wyspianski duke e bërë një nga më të bukurat në botë.

Bazilika ka një dekorim unik në afresket e veta , statujat dhe skulpturat i shtojnë me shumë hijeshine.

Muzeu Czartoryski

Foto323223
Foto323223

Muzeu është një koleksion nga më vlefshmit në Evropë prej 1876.

Muzeu u krijua nga Princesha Izabela Czartoryski dhe ka në brendësi të saj 26 salla ekspozimi me skulptura, punime artizanale, ushtarake, arteve te aplikuara dhe koleksione që datojnë nga antikiteti i hershëm.
Piktura e “Zonjës me hermelinë” nga Leonardo da Vinci apo peizazhi i Rembrand do ju lënë pa fjalë dhe janë qershia mbi tortë e këtij muzeumi kaq mbresëlënës.

Lagjia historike e Hebrenjve

Foto32323
Foto32323

Rrugët, ndërtesat dhe sinagogat janë kujtesë e trashëgimisë së bashkëjetesës së Hebrenjve në lagjen Kazimiers të Krakovës.
Këtu mund të gjeni një atmosferë shumë rinore e të ngrohtë, ku mund të shijoni kuzhinën hebre e të dëgjoni muzike live.

Muzeumi i fabrikës së Schindlerit

Fabrika
Fabrika

Vizitorët mund të gjejnë dokumente e artefakte të periudhës naziste.
Të mësojnë mbi jetën e hebrenjve në geton e Krakovës dhe mbi humanizmin për të shpëtuar jetë njerëzore.
Të vizitoni sheshin e karrigeve dhe murin e mbetur të getos së Krakovës.

Provoni kuzhinën tradicionale Polake!

Ushqimet
Ushqimet

Kulinaria në Krakov është një ndërthurje e influencave të ndryshme.
Ushqimin tipik Polak mund ta gjeni në rrugë, furra apo restorante për të kënaqur çdo shije, por më tipiket janë “pierogi” (mish, djathë, patate, gjalpë e qepë), bigos , kielbasa (salcice polake), por edhe ëmbëlsira si pacski (donat polak), babka ( kek), zcarlotka etj.
Polonia në përgjithësi është një vend fushor, por ndërkohë për të gjithë ata që janë të lidhur me natyrën, me kënaqësinë që të falin pyjet dhe zonat piktoreske malore vetëm disa dhjetëra kilometra larg Krakovit mund të gjejnë qetësinë dhe kënaqësinë e kërkuar. Vendet ideale janë Zakopane dhe Sczcavnica.

Foto5
Foto5

Zakopane është një qytet turistik në Poloninë jugore në rrëzë të maleve “Tatras”.

Zakapone
Zakapone
Foto5
Foto5

Zakopane është pika më rëndësishme e sporteve dimërore, ngjitjeve malore dhe shëtitje gjatë verës në natyrë.

Kasprowy është pika dominante e qytetit të cilën mund ta arrish me teleferik ose në ecje për ata që janë të apasionuar pas saj.
Qyteti është i njohur për shtëpitë e saj karakteristike të drurit që kanë marrë hovin më të madh në fund të shekullit te 19 dhe që sot njihen ndryshe si stili arkitekturor Zakopane.

Foto4
Foto4
Foto
Foto

Qyteza Sczcavnica ndodhet në jug të Polonisë në kufi me Sllovakinë dhe është pikërisht Lumi Dunajec që përbën dhe vijën ndarëse midis 2 shteteve.

Lumi Dunajec është i lundrueshëm ku mund të bëni një xhiro me rafting që zgjat rreth 2 orë në mes te parkut të madh të gjelbëruar.
Për gjithë të apasionuarit e natyrës mund të shëtisin me biçikleta apo të ngjisin majat e maleve me ecje.
Përgjatë dimrit është një zonë shumë popullore për ski dhe sporte dimërore.

E sotmja dhe e nesërmja janë “Krakov”.
Nëse jeni i apasionuar pas natyrës, maleve, historisë, kulturës, Krakov është destinacioni i duhur.
Kudo që të shkoni, çfarëdo të kërkoni, kurrë mos e hiqni nga lista një vizitë në Krakov dhe falë WizzAIR është më afër se kurrë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: