Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, në një intervistë për Edicionin e Drekës në News 24, theksoi rëndësinë e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
Ai e cilësoi diasporën si një nga elementët më pozitivë të këtyre zgjedhjeve dhe vlerësoi ndikimin e saj në procesin zgjedhor. Sipas Krrashit, diaspora do të votojë për partinë që do të bëjë më tepër për ta, duke përfshirë kërkesa si për konsullata që ofrojnë shërbime publike në kohë të përshtatshme dhe libra në gjuhën shqipe për fëmijët që lindin jashtë.
Ai shtoi se diaspora do të bëjë një vlerësim të pastër, duke pasur një ndikim të rëndësishëm në procesin zgjedhor.
Lavdrim Krashi: Diaspora është tepër e rëndësishme në zgjedhjet e 11 majit. Diaspora është elementi më pozitiv në këto zgjedhje. Politika është një përgjegjësi publike dhe ata që zgjidhen janë shërbëtorë publikë.
Diaspora do të votojë për partinë që bën më tepër për ta. Diaspora kërkon konsullata që të kryejnë shërbime publike të detyrueshme në kohë të përshtatshme. Diaspora do libra shqip, që fëmijët që lindin jashtë vendit të mësojnë shqip. Diaspora do të bëjë vlerësimin më të pastër.
(BalkanWeb)
