NGA ORNELA MANJANI

TIRANE- Janë 35 korporata, borx hi i të cilave do të ris trukturohet sipas një plani që do të përfundojë deri në fund të muajit mars. Banka e Shqipërisë do të përcaktojë korporatat që duhet të falimentojnë dhe ato që duhet tu ristrukturohet borxhi deri në fund të muajit mars. Janë gjithsej 35 korporata të cilat përbëjnë 52% të totalit të kredive me probleme. Vlera e kredive që pritet të ristrukturohen arrin në rreth 500 milionë dollarë. Procesi për evidentimin e këtyre kompanive nisi me kërkesën dhe ndihmën e FMN. Prej disa muajsh Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me bankat private, ku këto kompani kanë marrë kredi kanë analizuar jo vetëm bilancet, por edhe perspektivën e tyre për të ardhmen.

DOKUMENTI

Banka e Shqipërisë dhe Qeveria do të hartojnë një plan të detajuar veprimi për trajtimin e 35 korporatave më të madha që mbajnë 52% të kredive me probleme, i cili do të jetë gati deri në fund të muajit mars. Në raportin e fundit për Fondin Monetar Ndërkombëtar autoritet shqiptare janë angazhuar të zgjidhin deri në fund të muajit që vjen për ato korporatat që do të duhet të falimentojnë dhe ato që do të ristrukturohen. Sipas rishikimit të planit të masave për uljen e kredive me probleme, deri në fund të prillit të vitit 2016, Banka e Shqipërisë do të miratojë masa për të përshpejtuar uljen e NPL-ve përmes përdorimit të ristrukturimit të borxhit jashtë gjykatës.

Mësohet se me asistencën teknike të Bankës Botërore dhe FMN-së, Ministria e Drejtësisë do të paraqesë ligjin e ri të falimentimit në Parlament deri në fund të qershorit 2016. Ai do të përfshijë praktikat më të mira ndërkombëtare, me të cilin do të lejojë miratim të përshpejtuar të riorganizimit të planeve. Ndërkohë që deri në fund të shtatorit të vitit 2016, do të paraqiten në Parlament ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile dhe Ligji për Përmbaruesit Privatë, me të cilat synohet rritja e efikasitetit të proceseve gjyqësore, mbledhjes me forcë të detyrimeve. Në kuadër të uljes së NPL-ve, Qeveria do të paraqesë ndryshimet në Parlament për Ligjin e Barrëve Siguruese dhe Ligjit për Regjistrimin e Pronave të Paluajtshme për të mbrojtur më mirë kolateralin financiar dhe në rritjen e sigurisë ligjore. Trajtimi i kredive me probleme është e domosdoshme për lehtësimin e rrezikut që po pengon ringjalljen e kredisë.

DRAFTI
Drafti i falimentit do të kalojë në Kuvend dhe më pas bankat tregtare në vend do të mblidhen së bashku ketë vjeshtë për të analizuar bilancet e kompanive dhe borxhet që ato kanë. Duke qenë se, disa prej kompanive kanë kredi të pakthyera jo në një, por në shumë banka, plani sugjeron ristrukturimin ndërmjet bankave dhe kredimarrësve për të gjetur një zgjidhje, por duket se falimenti për 50% të këtyre korporatave është i pashmangshëm, pasi nga analiza e deritanishme kanë rezultuar raste pa asnjë shpresë. Për kompanitë pjesërisht të shëndetshme, rekomandohet të gjejnë burime alternative jashtë bankave. Këtu mund të ndërhyjë qeveria për të blerë një pjesë të borxhit ose kolateralit të këtyre korporatave në mënyrë që atyre t’iu sigurohen likuiditetet e nevojshme për ristrukturimin.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: