Nga: ZONJA VJOLLCA*
200 ml pana
250 gr maskarpone
150 gr kos
4 lgj liker portokalli
3-4 lgj lëng limoni
1 lgj sheqer pluhur
1 lgj nenexhik
300 – 400 gr boronica
Biskota sipas dëshirës
Fillimisht në një tas të madh rrahim panën e ëmbëlsirës, më pas shtojmë maskarponen, kosin, lëngun e limonit, likerin e portokallit, sheqerin pluhur dhe nenexhikun e freskët të copëtuar imët. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe i vendosim në frigorifer për 1 orë.
Copëtojmë biskotat në copëza të vogla dhe më pas i shtypim me diçka të fortë.
Mbushim gotat ku do të shërbejmë ëmbëlsirën duke vendosur fillimisht nje shtresë me biskota, krem dhe boronica të freskëta dhe përsëri shtresë tjetër me biskota, krem dhe boronica. Në fund në çdo gotë vendosim nga një gjethe nenexhik.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
