Nga Zonja Katerina
Përbërësit

7-8 kokrra mollë, 200 gr sheqer të errët, 1 shkop kanelle, ½ lëng limoni, ½ filxhan ujë.

Përgatitja

Qërojmë mollët, i presim në kubikë të vegjël dhe i lemë në ujë me limon. Marrim një tenxhere dhe hedhim mollët e qëruara duke i kulluar, shtojmë sheqerin, kanellën, ujin me lëngun e limonit dhe i lemë mollët të ziejnë në temperaturë mesatare për 20 minuta. Me pas i vendosim mollët në blender duke e kthyer në një masë pure.

E servirim kremin e mollëve me kos apo pana pastiçerie ose mund ta servirim si ëmbëlsirë me biskotë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: