Recete nga znj Eneida
Përbërësit
Humus 250 gr
qiqra 50gr
tahini
Lëngun e 1 limoni
Kripë
Kumin 1 thelbi hudhër
2 lugë vaj ulliri + 1 për servirje
Sumak
Piper të kuq për servirje
2-3 lugë ujë
Majdanoz
Përgatitja
Fillimisht hedhim në mikser tahinin, lëngun e limonit si dhe hudhrën dhe i grijmë për 30 sekonda. Më pas shtojmë qiqrat, kripën, kuminin dhe vajin e ullirit dhe grijmë për 2 minuta, shtojmë ujin, vazhdojmë grijmë dhe pak akoma derisa masa të bëhet kremoze. E servirim në pjatë me vaj ulliri nga lart, majdanoz, piper të kuq dhe sumak.
(BalkanWeb)
