Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se konferenca e paqes që do mbahet në Zvicër lidhur me Ukrainën nuk ka të ardhme. Peskov dha deklarata për çështjen e Ukrainës për gazetarët rusë në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.

Ai tha se nën organizimin e Zvicrës më 15 dhe 16 qershor do të mbahet konferenca e paqes lidhur me Ukrainën. “Kjo konferencë nuk ka të ardhme në aspektin e gjetjes së rrugëve të zgjidhjes për çështjen e Ukrainës. Mendimi për të diskutuar çështjet lidhur me Ukrainën pa Rusinë në këtë samit është absurd”, tha Peskov.

Lidhur me pretendimin se konferenca për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës me pjesëmarrjen e Rusisë do të mbahet në Arabinë Saudite, Peskov shpjegoi se kjo nuk është planifikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb