Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar një ftesë nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un për të vizituar Republikën Popullore Demokratike të Koresë (DPRK), konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Në një bisedë kokë më kokë, Kim Jong Un e ftoi Putinin të bënte një vizitë në Korenë e Veriut, të cilën presidenti Putin e pranoi me mirënjohje”, tha Peskov. Të gjitha aranzhimet e nevojshme për vizitën do të koordinohen përmes kanaleve diplomatike, shtoi ai.

Sakaq, Peskov njoftoi se ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, do të vizitojë gjithashtu Korenë e Veriut në tetor.

Peskov i përshkroi bisedimet e të dy liderëve si “në kohë, të dobishme dhe konstruktive”. Por, nuk pranoi të komentojë nëse të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin ushtarak dhe teknik gjatë bisedimeve, duke thënë se kjo është një “sferë e ndjeshme bashkëpunimi”. Ai përsëriti angazhimin e Moskës për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve me Penianin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb