Kremlini synon ngrirjen e  konfliktit armeno-azerbajxhanas në Karabakh, sipas skenarit të Donbasit të Ukrainës, Osetisë Jugore Gjeorgjiane dhe Transnistrisë Moldave.

Kjo është mënyra e vetme që ai të jetë në gjendje të ruajë pozicionin e tij, duke përfshirë kështu praninë ushtarake në Kaukazin e Jugut dhe Evropën Lindore.

Për shembull, pas deklaratës së përfaqësuesve të BE-së për hapjen e një rruge shtesë me qëllim, dërgimin e ndihmave humanitare në enklavën armene të Karabakut të Azerbajxhanit, separatistët pro-rusë bënë të mundur bllokimin e kësaj rruge.

Ashtu si në rastin e vendeve të tjera post-sovjetike që Rusia po përpiqet t’i kontrollojë përmes enklavave separatiste, ndërmjetësi i vërtetë në procesin e negociatave midis Armenisë dhe Azerbajxhanit është pikërisht BE dhe SHBA.

Konkludimi i një marrëveshjeje paqeje do ta privojë presidentin rus Vladimir Putin nga pozicionet në Kaukazin e Jugut dhe do të kontribuojë në riorientimin përfundimtar të Jerevanit drejt Perëndimit.

Oferta për ndihmë ndërsa mbahej nën kërcënimin e armëve nga “paqebërësit” rusë

Më 15 korrik, pas një takimi me krerët e Azerbajxhanit dhe Armenisë në Bruksel, kreu i Këshillit Europian, Charles Michel, njoftoi për qëllimin e Bakut në lidhje me vendosjen e furnizimeve humanitare përmes qytetit të Agdamit në enklavën armene të Karabakut të Azerbajxhanit.

Që nga rivendosja e sovranitetit të Azerbajxhanit mbi Karabakun, në vjeshtën e vitit 2020, lidhja midis enklavës armene dhe Armenisë është kryer përmes rrugës Lachin, e kontrolluar nga kontingjenti ushtarak rus. Kjo autostradë të çon në qëndrën administrative të enklavës, qytetin Khankendi, të cilin armenët e quajnë Stepanakert.

Pavarësisht lëvizjes së lirë të transportit dhe ngarkesave humanitare përgjatë kësaj rruge, udhëheqja separatiste ka pohuar se nga dhjetori 2022 Artsakh “është në zi buke dhe në gjëndje të një katastrofe humanitare”.

Në përgjigje të deklaratës së Michel për gatishmërinë e Azerbajxhanit në lidhje me hapjen e një rruge shtesë për ndihmat humanitare, më 18 korrik, përfaqësuesit e lëvizjes pro-ruse “Fronti i Sigurisë dhe Zhvillimit të Artsakhut” bllokuan me blloqe betoni rrugën përmes Agdamit në Khankendi. Në kushtet e urisë reale, është e paimagjinueshme një situatë në të cilën “viktima” refuzon ushqimin dhe bllokon rrugën vetëm sepse ndihma vjen përmes një rruge të papëlqyeshme.

Për udhëheqjen separatiste në Khankendi, është thelbësore përdorimi i rrugës Lachin, e cila kontrollohet nga kontigjenti ushtarak i Federatës Ruse. Sipas të dhënave zyrtare të Bakut, kjo rrugë përdoret për “rrotullimin e personelit të ushtrisë, transferimin e armëve dhe municioneve, depërtimin e terroristëve”.

Hetimi i kryer nga deputeti ukrainas Vladimir Kreydenko u shndërrua në një demonstrim të qartë të mungesës së urisë në enklavën armene.

Ai organizoi porosinë e pjatave me mish, peshk, djathë, ëmbëlsira për disa ahengje të korporatave në Khankendi dhe nuk i erdhi asnjë refuzim.

“Jo vetëm që nuk ka “bllokadë, por as “uri” në rajonin e Karabakut, pavarësisht se sa fort propaganda e regjimit pro-Kremlin pretendon të kundërtën,” thuhej në një përmbledhje analitike te publikuar nga Fakti-i publikuesi bullgar, në muajin Shkurt.

Tashmë në fund të qershorit, deputeti i partisë në pushtet të Armenisë, Shirak Torosyan, pranoi gjithashtu se: “Nuk ka uri në Artsakh dhe se nuk ka nevojë që kjo çeshtje të ekzagjërohet”.

Me sa duket, situata në Khankendi ishte dhe është ende larg të qënurit kritike.

Miliarderi rus – komandanti i separatistëve pro-Kremlinit

Analizat e vëzhguesve evropianë dhe amerikanë flasin vazhdimisht për ekzistencën e një “regjimi pro-Kremlini” në Karabak.

Mbi të gjitha, bllokimi i rrugës Aghdam-Khankendi u organizua nga Fronti i Sigurisë dhe Zhvillimit në Artsakh dhe ish-kreu i Artsakh-ut, Ruben Vardanyan, i cili shpesh përmendet në media si emisar i Putinit në Kaukazin e Jugut.

Në prill 2023, me iniciativën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vardanyan u përfshi në bazën e të dhënave të bashkëpunëtorëve të agresionit rus – “Myrotvorets”. Sipas publikimit analitik kanadez Geopolitic Monitor, “Kremlini dërgoi Vardanyan në Karabakh për arsye të frikës nga suksesi i BE-së në përfundimin e një traktati paqeje” midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Destabilizoni për të ndikuar

Fakti që Moska po përpiqet të destabilizojë Kaukazin e Jugut, siç bëri më parë në Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi, raportohet gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.

Publikimi amerikan The Washington Times: “Regjimi rus po manipulon pakicën armene në Karabakun e Azerbajxhanit me qëllim nxitjen e konflikteve etnike në Kaukazin e Jugut…

Skenari të kujton mosmarrëveshjet e tjera të krijuara nga Kremlini, qoftë në Gjeorgji, Moldavi apo Ukrainë, për të ruajtur sferën e tij të ndikimit perandorak.

Në Ukrainë, faqja më e madhe e lajmeve Censor shpjegoi se “Putini po përdor kukullat separatiste armene në Karabak për qëllimet e tij, ashtu siç bëri me Osetët dhe Abkazët në Gjeorgji dhe mbështetësit e Botës Ruse në Krime dhe Donbas”. Newsweek-u rumun  raportoi “Ky [përdorimi i separatistëve armenë në Karabak] i lejon Moskës të mbajë një prani ushtarake në Kaukazin e Jugut, si dhe në rajonin e shkëputur të Osetisë së Jugut nga Gjeorgjia ose në rajonet lindore të Moldavisë të kontrolluara nga Rusia,”

Pasaporta ruse për tifozët e Kremlinit

Një politikë e tillë e Kremlinit ka bërë që separatistët armenë në Karabak të favorizojnë praninë e pacaktuar të kontingjentit ushtarak rus këtu dhe të dëshirojnë të mbajnë një referendum për bashkimin me Rusinë.  “Ashtu si tetë vjet më parë në Krime, një referendum duhet të mbahet në Artsakh për një nga çështjet në rendin e ditës, që ka të bëjë me bashkimin me Rusinë”, tha  Geghamyan, ish-kreu i delegacionit të Asamblesë Kombëtare të Armenisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Më pas, në prill 2022, u zhvillua një fushatë në Karabakh për të mbledhur firma në mbështetje të bashkimit me Rusinë. Kulmin arriti me apelimin e kolonelit rezervë armen Hayk Nahapetyan për të aplikuar në ambasadën ruse për marrjen e nënshtetësisë: “Në këtë mënyrë kemi një territor të panjohur, por krejt real, të banuar nga shtetas të Federatës Ruse. Pra, Rusisë i jepet jo vetëm e drejta morale, por edhe ligjore për të ndërhyrë në proces”.

Moska kundër paqes mes Baku dhe Jerevan

Sipas deklaratës trepalëshe të krerëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë të datës 9 nëntor 2020, nëse në maj 2025 asnjëra nga palët nuk kërkon tërheqjen e trupave ruse nga Karabaku, qëndrimi i tyre do të zgjatet edhe për 5 vite të tjera.

Sa më shumë që  afrohet maji i vitit 2025, aq më i madh po bëhet interesi i Kremlinit për rritjen e presionit ndaj përfaqësuesve të tij në Karabakh dhe parandalimin e një marrëveshjeje paqeje midis Bakut dhe Jerevanit. Ndryshe nga Moska, e cila pozicionohet si “ndërmjetësja kryesore” në zgjidhjen armeno-azerbajxhane, por ndërkohe bën gjithçka për ta ngrirë atë, Bashkimi Evropian ka çdo interes për të arritur paqen në Kaukazin e Jugut. Para së gjithash, kjo për shkak të hapjes së rrugëve rajonale të transportit, veçanërisht korridorit të Zangezurit.

“Me hapjen e tij, Bashkimi Evropian do të marrë një rrugë të drejtpërdrejtë transporti për në Kinë, duke anashkaluar Rusinë – përmes Turqisë, Azerbajxhanit, Detit Kaspik dhe Azisë Qendrore,” vuri në dukje kanali kryesor televiziv moldav Moldova-1 në prag të samitit të Komunitetit Politik Evropian, të mbajtur në Kishinau më 1 qershor.

“Azerbajxhani ka potencialin për t’u bërë një partner kyç energjitik i BE-së, i cili mund të ndihmojë në kompensimin e humbjes së karburanteve fosile ruse,” raportoi në atë kohë një partner çek për CNN të SHBA.

Ndërprerja e iniciativës nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në procesin e negociatave midis Baku dhe Jerevanit, me arritjen e mëvonshme të suksesit të vërtetë, do ta privojë Putinin nga pozicionet në Kaukazin e Jugut.

Kjo do të kontribuojë gjithashtu në riorientimin përfundimtar të Armenisë drejt Perëndimit.

Nga ana tjetër, integrimi i shpejtë i armenëve të Karabakut në Azerbajxhan do të bllokojë mundësinë, që Kremlini t’i manipulojë ata për qëllimet e veta gjeopolitike.

Igor CHALENKO, analist politik ukrainas, kreu i Qendrës për Analizë dhe Strategji (Kiev)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb