Deklaratat e Donald Trump tregojnë një dëshirë për të arritur një marrëveshje në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, por Uashingtoni po e kupton gjithnjë e më shumë kompleksitetin e këtij procesi “të gjatë dhe të vështirë”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

”Ne jemi mësuar me retorikë mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë”, shtoi Peskov, por “në të njëjtën kohë ai konfirmon qëllimin e tij për të vazhduar të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar një zgjidhje paqësore”.

”Putin gjithashtu ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të arritur një marrëveshje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Peskov shtoi se ”një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është i mundshëm dhe i nevojshëm”, por ka ende punë për t’u bërë; ai moment nuk ka ardhur ende”.

“Ndoshta do të jetë gjithashtu e nevojshme të formalizohen disa marrëveshje të rëndësishme që do të arrihen me kalimin e kohës, pasi të jetë bërë shumë punë. Por ai moment nuk ka ardhur ende”, vuri në dukje zëdhënësi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb