Emocione, tension, gola dhe spektakël. Në fund feston Zvicra, kombëtare kjo që ia del të kualifikohet për në fazën tjetër të Botërorit, pasi mundi 2-3 Serbinë. Tensioni ishte prezent në fushë, pasi në fundin e takimit pati një sherr  mes lojtarëve në Stadium 974 (Doha).I ftuar në Qatar n’24 në Neës 24 ishte trajneri i njohur, Shpëtim Duro.

“Jemi krenar me Shaqirin. Është një nga lojtarët e rrallë që ka luajtur 4 botërore. Shaqiri gëzon formë fantasike, fat i keq që nuk luajti në ndeshjen e dytë. Zvicra është skuadër me kompakte, Serbia jo. Helvetët patën edhe mungesa.

Për Serbinë mund të them është se ekip me shumë individualitete dhe pika të forta. Nuk funksionon si skuadër, të paktën në bazë të repartit defensiv. U panë te golat që pësoi Serbia.

Po të shikosh golin e parë, ka ardhur nga krosimi i Rodriguez. Xhaka është një pikë e fortë e skuadrës, ka një mënyrë të luajturi për t’u vlerësuar. Xhaka nuk është rastësisht kapiten i Arsenalit” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: