Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka mbërritur për një vizitë shtetërore në Zimbabve, njofton Report duke iu referuar mediave bjelloruse.

Ai u prit në aeroport nga kolegu i tij nga Zimbabveja Emmerson Mnangagwa. Pjesa zyrtare e bisedimeve mes Lukashenkos dhe Mnangagwa është planifikuar ditën e sotme.

Gjatë vizitës shtetërore pritet nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh. Presidentët e dy vendeve do të diskutojnë procesin e zbatimit të programit për mekanizimin e bujqësisë në republikën afrikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb