Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është marrë i pandehur ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Gjyli u paraqit mëngjesin e sotëm në shoqërinë e avokatit mbrojtës, ndërsa atij iu komunikua akuza zyrtare nga SPAK, fakt i cili u konfirmua nga mbrojtësi i tij ligjor.

Gjyli, i cili doli para pak momentesh nga SPAK, akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur ditën e premte zv/kryeministrja dhe ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb