Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e Kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, ka bërë të ditur në mbledhjen e Këshillit Federal se ish-trajneri i Italisë është zgjedhur për të marrë drejtimin e “Axurrëve”.
Vendimi vjen pas zhvillimeve të bujshme të ditëve të fundit, të shoqëruara me dorëheqjen e Paolo Maldinit dhe Leonardos nga Club Italia, pas dështimit të kandidaturës së Andrea Pirlos. Dyshja paraqiti dorëheqjen ditën e hënë, vetëm 16 ditë pas emërimit të tyre në detyrë.
Për Roberto Mancinin bëhet fjalë për një rikthim të tij në krye të “Azzurrëve”, pasi ai ka qenë trajneri i pëfaqësueses italiane për 5 vite nga 2018-2023, ndërsa arriti të fitojë edhe Euro 2020, pas suksesit në Wembley në finale ndaj Anglisë.
Ndërkohë, Federata vijon punën edhe për plotësimin e postit të Drejtorit Teknik. Emri që po fiton gjithnjë e më shumë terren është ai i Claudio Ranierit, i konsideruar profili ideal për të sjellë eksperiencë, ekuilibër dhe stabilitet në një moment të rëndësishëm për futbollin italian.
