Nga: ERJOLA JATA
TIRANE-Fondi Monetar Ndërkombëtar apelon partitë politike për gjetjen e një konsensusi duke vlerësuar se zgjatja në kohë e krizës politike do të ketë efekte të pashmangshme tek ekonomia. Në një intervistë për ‘News24’ përfaqësuesi i FMN në Tiranë, Jens Reinke deklaron se ato që rrezikohen të parët janë investitorët.

FMN mbetet e hapur për të bashkëpunuar me qeverinë që do të dali nga zgjedhjet e 18 qershorit. Kreu i FMN nuk komenton premtimet elektorale që bëjnë partitë referuar kongresit të socialistëve dy ditë më parë, por shpreh gatishmërinë e Fondit Monetar për të diskutuar me qeverinë e re me letra të hapura dhe mbi baza reale të gjendjes së ekonomisë.

INTERVISTA:
Z.Reinke keni ju një mesazh për situatën kritike politike që po kalon vëndi dhe kush është impakti që do të ketë në ekonomi?
Patjetër që pasiguria politike ka gjithmonë rrezikun që të ndikoj në ekonomi deri më tani duket sikur ekonomia ka shkuar mirë dhe nuk është ndikuar,por padyshim që zgjatja e pasigurisë politike mund të bëjë që individët dhe firmat të rishikojnë vendimet e tyre për investime

Nga informacionet që ju keni a ka pasur sinjale të tilla që mund të jenë frenuar për shkak të kësaj sigurie që duket se do të zgjas dhe disa muaj?
Sigurisht që të dhënat ekonomike kërkojnë një farë kohe periudha ka qënë mjaft e shkurtër për të dhënë një numër konkret gjërat deri tani duket se janë në rregull po ecin ashtu sic pritej por gjithmonë ekziston rreziku që zgjatja mund të ketë ndikim.

Keni një apel konkret për këtë situatë?
Mendoj se do të ishte mirë që shqiptarët të merrnin vendime të mençura qoftë në aspektin politikë , qoftë në aspektin ekonomik.
Jemi njohur me programin e PS për hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave a mendoni se ky është një program I realizueshëm?
Nuk dua të komentoj në fakt për platformat elektorale që partitë zgjedhin që të shfaqin gjatë kësaj kohe është detyra e publikut shqiptarë që të gjykoj mbi platformat e partive, ne presim që të bashkëpunojmë me qeverinë që do dali pas zgjedhjeve dhe atëherë do diskutojmë për politikat ekonomike.

FMN po bashkepunon me ministrine e financave per te hartuar formulen per llogaritjen e taksës së re të pronës.A ka një draft propozim si do zbatohet taksa mbi vlerën e tregut dhe kur pritet të implementohet?
Reforma në taksën e pronës ka qënë pjesë e programit tonë me qeverinë, ne kemi ofruar asistencë teknike në këtë fushë.Ka sigurisht dhe partner të tjerë të përfshirë në të.Por për momentin është ende në hapat e saj fillestarë.Tani autoritetet janë duke punuar për krijimin e një baze të dhënash do të jetë detyra e qeverisë së ardhshme të vazhdoj këtë reform dhe është është akoma shpejt për të folur për specifikat.

Projekti i prezantuar nga qeveria disa kohë më parë 1 mld dollar s,i e shihni këtë projekt dhe a ka risk për vendin dhe a mund të implementohet?
Qeveria ka siguruar që edhe në kuadrin e këtij projekti do të ndiqen procedurat standarte, do të bëhet priotizimi i projekteve të investimeve do të bëhet analiza e kosto përfitimit dhe në aspektin e angazhimit do të respektohen tavanet që ekzikstojnë dhe në këtë aspekt nuk është se ka një ndryshim në politikë për të cilën ne mund të komentojmë.Ne padyshim e nxisim qeverinë që të zbatojë standartet e kontabilitetiti më të avancuara dhe të tregojë angazhimet afatgjata në të dhënat fiskale dhe të borxhit përsa i përket PPP

A ka patur një konsultim mes FMN dhe qeverisë për uljen e tvsh-së  së turizmit,nëse po cfarë argumentash bindës parashtroi qeveria?
Ne kemi disktuuat për një periudhë të gjatë për këtë masë si me qeverinë dhe grupe të ndryshme lobimi ne kemi qënë kudër kësaj sepse së pari minon sistemin e tvsh-së i cili është një nga të ardhurat kryesore në buxhet gjithashtu nuk është se ka ndonjë ëprfitim ekonomik sepse sektori I turizmit është duke u rritur në një mënyrë të kënaqshme.Nga anan tjetër Përsa I përket pagesës së taksave në këtë sektor nuk është se është shumë i lartë dhe këtu ndoshta do ishte fokusuar vëmendja.

Sot kemi një niveli të lartë të  kredive të këqija, cfarë nuk funksion?
Plani i veprimit për zgjidhjen e kredive me problem nuk është zbatuar deri në fund akoma është një punë në proces ka patur masa ligjore por në mënyrë që ato të kenë impakt duhet që atat të kalojnë disa kohë gjithashtu kohë kërkon dhe procesi i ristrukturimit të kredive apo i likudimit të kompanive,puna vazhdon dhe për zgjidhen e këtij problem kërkon kohë.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb