Brenda javës së ardhshme pritet që Mali i Zi të ketë qeverinë e re që do të udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazoviç i Lëvizjes Ura. Një gjë të tillë e tha kryetari i Komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj. Koalicioni i ri qeverisë në Malin e Zi të Abazoviç do të përbëhet edhe me mbështetjen e partisë Demokratike të Socialistëve të Presidentit Gjukanovic, pakicave boshnjake dhe partive shqiptare në shtetin fqinj. Arsyeja e shtyrjes të formimit të qeverisë së re ishin zgjedhjet vendore në Ulqin dhe Beranje.

Në zgjedhjet vendore të Ulqinit asnjë prej forcave politike nuk mori 17 këshilltarë që nevojiten për të zgjedhur kryetarin e ri por sipas Gjeloshaj koalicioni “Fillimi i Ri” i cili mori më shumë se të gjithë, 14 këshilltarë të konfirmuar pritet që bashkë me partitë e tjera shqiptare të udhëheqë Ulqinin.

Sa i përket qeverisë së re në Malin e Zi që pritet të udhëhiqet nga Abazoviç, pozita e shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj pritet që të përforcohet dhe qytetet shqiptare të marrin investimet e munguara në këtë 30 vite tha Gjeloshaj.


Nikë Gjeloshaj drejton prej 3 vitesh komunën shqiptare të Tuzit në Malin e Zi dhe është drejtues forcës politike Alternativa Shqiptare ndërsa së fundmi pjesë e koalicionit “Fillimi i Ri” në zgjedhjet vendore në Ulqin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb