Faqja online e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë ka dalë jashtë funksionit duke pamundësuar përditësimin e të dhënave të numërimit. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi u shpreh në një dalje për mediat se të dhënat paraprake për zgjedhjet parlamentare do të mblidhen manualisht për shkak se platforma nuk po funksionon.
Sipas një mesazhi të shfaqur në ekran, aksesi ne faqjen kqz-ks.org është bllokuar.

Pasi të grumbullohen në mënyrë manuale, do të futen në internet. Por Radoniqi nuk dha afat kohor se kur mund të ndodhë kjo.
“Gjithçka ishte gati t’i transmetojmë rezultatet preliminare edhe në të kaluarën, aplikacioni nuk ka funksionuar, nuk po arrijmë t’i transmetojmë të dhënat përmes platformës. U kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana kemi shqyrtuar situatën dhe do t’i mbledhim të dhënat në mënyrë manuale. Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i të dhënave preliminare përmes platformës elektronike nuk ka ndikim në rezultat. Pasi t’i grumbullojmë do t’i publikojmë, nuk e di, në ora 3 apo 4 të mëngjesit”, ka thënë Radoniqi.
(BalkanWeb)