Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve edhe pse nuk është i kënaqur me pritshmëritë.

Në një konferencë për shtyp ai shpali rezultatet paraprake duke u bazuar në komisionerët e LDK-së.

Partia e tij ka marrë vetëm 18.1% të votave, pas PDK-së dhe VV-së që kryeson me mbi 40%.

“LDK ka marrë 18.14 përqind të votave, LVV-39.88 për qind, PDK, 21.84 për qind të votave, AAK-Nisma 7.62 përqind të votave, Lista Familja ka marrë 1.5% të votave dhe minoritetet e të tjera 11.02%”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se përgjegjësinë për këtë rezultat do ta marrë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb