Teksa ditën e hënë do të mbahet protesta e opozitës, para Kryeministrisë, analisti Edvin Kulluri befason me deklaratën e tij.

Ai tha sot në Log në News24 se protesta është ‘marrëveshje’ apo pazar mes Ramës dhe Berishës, për të hapur një cikël destabiliteti.

“Parlamenti para Kryeministrisë, është një çadër nr.2. Një projekt i dështuar i çadrës. Autori ka qenë Berisha, nuk është e huazuar. Do jetë tendë me andrra, me qepje. Besoj se tre janë arsyet kryesore që po mbahet protesta; zgjedhjet e datës 9. Janë katastrofë, që nga pjesëmarrja, apo dhe rëndësia që kanë kryetarët e bashkive, vlejnë sa drejtorët. Nuk kanë vlerë të madhe. Vlora, ka qenë simbolikë, ka qenë e parë. Kjo tregoi se sistemi ka rënë. Kjo elitë ka marrë grusht turinjve në 9 nëntor, refuzim masiv. Kryetari i Vlorës është zgjedhur me 8 % të votave, të tjerët 4 %, Këtu ka mbaruar çdo gjë, me këta aktorë që janë. Besoj se thirrja nga SPAK e zotit Berisha për 21 Janari, është arsye se pse u thirr protesta. Kjo është tentative e dështuar për mos t’u lëshuar ndaj SPAK-ut. Pamë dhe fjalimet e Ramës për të mos lëshuar ministren. Në protestën e fundit Berisha bëri një akt në rëndë terrorizmi politik, ka qëlluar me molotiv PS-në. Këta do të luajnë tangon e fundit. Do ta shohim. Fakti që SPKA ka shkuar te nr.2 i qeverisë, dhe këtu njeriu më i pafajshëm është Balluku në raport me Ramën, Rama ka një betejë të rëndë kundër drejtësisë. Kjo nuk është protestë kundër Ballukut. Por protestë e Ramës dhe Berishës për të hapur një cikël destabiliteti. Këtu do të jemi. Hedh letra, por i kam ca letra në dorë. Çdo ku dhe më ka dalë ndonjë gjë. Të dy janë të rrezikuar. Nuk dihet se ca kanë thënë dëshmitarët. Nuk dihet ca ka thënë Ina Rama. E ka marrë malli për katin e 8. Do të shkojë lart, se ka dhe tarracë (Ironizon Berishën). Pse ka interes Rama që Berisha të bëjë akte radikale? Ramës i kanë rënë një nga këmbët e pushtetit. Një PS dhe një Berisha. Ai ka që në 2013 gishtin nga Berisha. Nëse i bie Berisha, karrigia ku është ulur Rama, rrëzohet, pasi është njeri pa bilanc dhe suksese.” tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: