Kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin Ferdinand Xhaferraj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se e ashtuquajtura “Bashkia Alabake” e Durrësit po abuzon me fondet e tërmetit.
Xhaferraj shprehet se abuzohet dhe bëhet korrupsion me fondet e tërmetit, ndërsa shton se ka indiferentizëm ndaj problemeve të qytetarëve, të cilëve iu është dëmtuar banesa.
Postimi i Ferdinand Xhaferrajt:
Bashkia pa kryetar e Durrësit, e etiketuar nga vetë nga Edi Rama si “Bashki Alabake”, vazhdon të nëpërkëmbë qytetarët e saj.
Në vend që të reflektojë dhe të zgjidhë problemet akute me të cilat ata përballen, Bashkia vazhdon t’i neperkembe dhe trajtojë pa dinjitet. I kerkoj edhe një herë këtij institucioni të rikthejë vëmendjen dhe te zgjidhe problemet e qytetarëve!
Për më shumë se 9 muaj “Bashkia Alabake” është treguar indiferente ndaj qytetarëve, të cilët ende nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do të riparohet, apo do të ndërtohet nga e para.
Një problem tjetër është korrupsioni dhe abuzimi me fondet e tërmetit. Deri më tani janë alokuar më pak fonde nga sa nevojiten tek shumë banesa.
Edhe pak muaj dhe bëhet një vit nga tragjedia, ndërkohë Bashkia nuk ka gati listën me gjendjen reale të ndërtesave. Kjo paaftësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve nuk mund të justifikohet me statuse boshe.
(d.xh/ Balkanweb)
