Këtë të martë është zyrtarizuar lirimi nga detyra i Ilir Prodës, me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Proda u largua nga drejtimi i Policisë së Shtetit pas protestës së opozitës në 28 shkurt, ku u shënuan edhe disa incidente, mes tyre sulmi me molotovë nga mbështetësit e PD ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe i hap rrugë hapjes së garës për drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë.

Whatsapp Image 2026 03 02 At 21.38.51

Po ashtu, ditën e sotme është publikuar edhe vendimi i ministres së Brendshme në detyrë, Albana Koçiu për emërimin si drejtues i komanduar i Policisë së Shtetit, i Sokol Bizhgës.

Bizhga
Bizhga

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb