Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani po zhvillon një vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ku po zhvillon homazhe në nderim të të ndjerit.

Gjyqtari Kalaja u vra ditën e djeshme në sallën e Gjykatës së Apelit nga Elvis Shkambi, i cili është arrestuar nga autoritetet.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur menjëherë pas dhënies së vendimit në gjykatë, ku autori është ngritur ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjykatësit, i cili ka humbur menjëherë jetën.

Më pas, Shkambi ka plagosur dy persona të tjerë, palë në gjyq, ndërsa armën e krimit ia ka dorëzuar nënpunësit gjyqësor pasi ka braktisur sallën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb