Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu priti në një takim Drejtuesin e Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, Gjeneralin Laurent Hendrix. Veliu dhe Hendrix vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Policisë së Shtetit, Xhandarmërisë dhe Policisë holandeze.

Gjatë takimit u konfirmua gatishmëria e përbashkët për të bashkëpunuar kundër krimit të organizuar, kontrabandimit të qenieve njerëzore dhe lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike.U dakordsua që bashkëpunimi në të ardhmen do të konkretizohet me hetime të përbashkëta, shkëmbim informacioni në kohë reale, sepse vetëm kështu mund të arrihet suksesi.

Kreu i Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës përgëzoi Drejtor Veliun për arritjet e Policisë së Shtetit, duke e falënderuar për punën e bërë në drejtim të parandalimit dhe uljes së numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Holandë. Veliu garantoi gjeneralin Hendrix se Policia e Shtetit ka forcuar masat, si në pikat e kalimit kufitar, gjatë intervistimit të shtetasve për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, ashtu edhe masat në kufirin e gjelbër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu, Veliu theksoi se tashmë Policia e Shtetit është më profesionale, e besueshme për partnerët dhe kjo konfirmohet nga operacionet e përbashkëta, pothuaj të përjavshme me ta, në luftën kundër individëve dhe grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtari në fushën e narkotikëve, kontrabandimit të qenieve njerëzore, krimeve ndërkufitare dhe falsifikimeve të dokumenteve.

Veliu dhe Hendrix, në mbyllje të takimit konfirmuan edhe njëherë gatishmërinë për të bashkëpunuar, pasi qëllimi është i njëjtë për të dyja palët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb