Zhvillimet në Berlin kanë marrë një kthesë dramatike, pasi operacioni masiv i kërkimit për autorin e dyshuar të sulmit të mbrëmshëm përfundoi në mënyrë të përgjakshme.

Sipas raportimeve të Radio Berlin Brandenburg (RBB), 21-vjeçari Abdul Balut ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje policore në veriperëndim të kryeqytetit gjerman.

I dyshuari, i kërkuar për sulmin me makinë dhe thikë gjatë aktivitetit Christopher Street Day (CSD) në Berlin, u lokalizua nga autoritetet në zonën e Spandaus. Gjatë përpjekjes për arrestimin e tij, situata u përshkallëzua dhe përfundoi me vdekjen e 21-vjeçarit.

Ngjarja i dha fund operacionit të gjerë të sigurisë që kishte nisur pas sulmit dhe alarmit të ngritur në Gjermani për identifikimin e autorit.

Më herët, Ministri Federal i Brendshëm, Alexander Dobrindt, e kishte cilësuar ngjarjen si një akt terrorist, ndërsa shprehu shqetësim për mundësinë që sulmi të mund të frymëzonte imitues të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb