Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, më 30 prill të këtij viti, pasi akuzohet për kryerjen e plot 22 vjedhjeve në Athinë.

Mësohet se është arrestuar i riu Martin Albert Beqiri, i cili në total kishte vjedhur sende që arrinin në vlerën e rreth 130 mijë eurove. Siç sqarojnë mediet greke, shqiptari përdorte një metodë mjaft efikase për kryerjen e vjedhjeve.

Nëse zbulohej, 31-vjeçari mbante në dorë fletëpalosje me udhëzime rreth COVID-19, duke u hequr si person që shpërndante informacione rreth rreziqeve të virusit.

Whatsapp Image 2020 05 11 At 14.20.52
Whatsapp Image 2020 05 11 At 14.20.52

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb