Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën e “arrestit me burg” ndaj Ilir Metës, ka reaguar avokati i tij, Kujtim Cakrani. Ai e ka cilësuar situatën e ish-presidentit si të paprecedentë dhe me motive të qarta politike.

“Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë kaq gjatë në burg pa përfunduar hetimet,” u shpreh Cakrani për mediat pas seancës. Sipas tij, Ilir Meta po mbahet në kushte persekutimi dhe i janë mohuar të drejta themelore.

“Ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim, ku i janë mohuar të drejtat elementare, siç është e drejta për të komunikuar me kolegët, me anëtarët e Kryesisë apo me familjarët e tij,” shtoi ai.

Avokati theksoi se Meta nuk do të dorëzohet: “Meta është aty dhe do të përballet me të gjithë. Ai është një individ që nuk mposhtet kollaj.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb