Deputetja e PD Jorida Tabaku, ishte sot e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ku mes të tjerash foli edhe në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare, për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, strukturë e përbashkët me Bashkitë për trajnimin e punonjësve.

Tabaku u shpreh se pushteti vendor po trajtohet si drejtori në varësi të ministrit Arbjan Mazniku, ndërsa theksoi se nuk ka më një ndarje të qartë të pushtetit lokal.

“Shqipëria ka nevojë emergjente për një ndarje përgjegjësish dhe funksionesh dhe institucione të forta që kontrollojnë njëri tjetrin jo që uzurpojnë njëri tjetrin”, tha ajo.

Tabaku: Zhvillimet e fundit i kam parë me shumë shqetësim. E disa e rëndësishme dhe e shenjtë është balanca e pushteteve dhe kontrolli që duhet të ekzistojë patjetër në një sistem të shëndetshëm demokrati. Sot ka humbur koncepti i pushtetit lokal. Nuk ke më pushtet lokal të pavarur nga pushteti qendror.
Një institut trajnimesh që do të drejtohet nga ministri i Shtetit, që i ka çuar të gjithë bashkive një strukturë organizative e i ka hënë do të organizoheni kështu, sikur janë drejtori vartës të tij. Kanë limituar fondet në maksimum, i kanë cunguar në të gjitha aktivitetet, kanë hequr përgjegjësinë. Që në 2015 Shqipëria kishte nevojë për një reformë territoriale që prekte bashkitë dhe qarqet, por me përgjegjësi, që nuk erdhi kurrë.
Shqipëria ka nevojë emergjente për një ndarje përgjegjësish dhe funksionesh dhe institucione të forta që kontrollojnë njëri tjetrin jo që uzurpojnë njëri tjetrin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb