Ju mund të mos e njihni Alexey Pajitnov, por keni dëgjuar për lojën që ai shpiku, Tetris. Historinë e Pajitnov, i cili lindi në Moskë kur Rusia ishte BRSS, aktualisht mund ta shihni në filmin e ri Tetris në Apple TV+, me protagonist Taron Egerton, i cili përshkruan luftën për të drejtat e lojës nga sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai tha për Sky News se situata në vendin e tij ishte “e pashpresë”. “Fatkeqësisht, situata tani është edhe më e errët se sa mund të shihni në film, sepse, në atë kohë, [ajo] ishte disi shumë afër fundit të Bashkimit Sovjetik”, tha ai.

“Ishte gjithashtu koha e perestrojkës dhe kjo lloj ngjarjeje na dha njëfarë shprese. Fatkeqësisht, tani situata duket shumë më e pashpresë se sa ishte atje”, pohoi Pajtinov. Tetris është një video lojë me katrorë e krijuar në vitin 1984.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: