SHKODËR

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër këtë mbrëmje.

Vëllai ka vrarë motrën e tij me armë zjarri. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “Balkanweb” se shtetasi Fabian Vuka ka vrarë të motrën, shtetasen Diana Vuka.

Raportohet se Fabian Vuka njihej si person i alkoolizuar.Autori  është kapur tashmë nga policia.

Mësohet se gruaja, Diana Vuka 58 vjeçe kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi jetonte në Gjermani.

Mbrëmjen e sotme (6 qershor) ajo u vra nga vëllai i saj, Fabian Vuka, i cili u arrestua menjëherë nga policia.

Ndërkohë drejtori i policisë së Shkodrës ka deklaruar se gruaja prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me të afërmit e tjerë. Kjo ka bërë që të njoftohej policia, e cila ka shkuar në banesë dhe ka gjetur të vrarë me armë zjarri 58 vjecaren.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është vrarë me armë zjarri  nga vellai i saj shtetasi  F. V., 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb