Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh, për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou, rreth 60 vjeç.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga Policia menjëherë pas ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugicë që shërben si dalje nga autostrada Milot–Fushë Krujë drejt fshatrave Bushnesh, Dukagjin, Thumanë, por edhe si hyrje nga këto zona drejt autostradës Milot–Fushë Krujë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit ka qenë hija e rrugës, pretendim që, sipas hetimeve, është ngritur nga të dyja palët ndaj njëra-tjetrës. Kjo ka bërë që autori i dyshuar, Andi Vokri, të godasë (paraprakisht dyshohet) me çekiç viktimën, i cili ka humbur jetën në vend.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb