Krim në familje në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjishnicë, ku një burrë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.

Ka qenë djali i çiftit ai që ka njoftuar policinë për krimin makabër. Sipas burimeve policore, 65-vjeçari ka vrarë në dhomë të gjumit gruan e tij, shtetasen me inicialet Xh.I.

“Në orën 06:43 shtetasi V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 65 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960 dhe më pas është arratisur”, thotë policia. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin, ndërsa janë vënë në kërkim të autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb