Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Boden të Suedisë. Një person ka vrarë një grua me hanxhar, ndërsa ndodheshin në një rezidencë.
Sipas informacioneve nga Swedenherald, autori plagosi edhe dy persona të tjerë përpara se të vriste gruan. Autori dyshohet se ishte rreth 20-30 vjeç.
Në përpjekje për ta arrestuar policia hapi zjarr. Si pasojë i riu mori plagë dhe për pasojë humbi jetën. Ndërsa dy të plagosurit u transportuan në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
